PSG vendos rekord, shënon fitoren e 12 me radhë

Futboll

PSG vendos rekord, shënon fitoren e 12 me radhë

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 22:48
Foto nga ndeshja

Paris Saint Germain ka mposhtur skuadrën e Lille me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 12-të në Ligue 1 të Francës.

Me këtë fitore, Paris Saint Germain bëhet skuadra e parë në top 5 ligat e futbolli evropian që fiton 12 ndeshjet e para të sezonit.

Golat në këtë takim u realizuan nga dyshja e mrekullueshme Kylian Mbappe – Neymar.

Mbappe realizoi i pari në minutën e 70’, kurse Neymar vulosi fitoren në minutën 84’ të takimit (2:0).

Krejt çka mysafiret treguan ishte goli nga penalltia në minutën e 90′.

PSG tashmë numëron 36 pikë, e vetme në krye të tabelës së Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat