Ancelotti i pakënaqur me skuadrën e tij pas fitores 5-1: Empoli luajti më mirë se ne

Futboll

Ancelotti i pakënaqur me skuadrën e tij pas fitores 5-1: Empoli luajti më mirë se ne

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 23:43
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti është shprehur mjaft kritik pas fitores së Napolit 5-1 ndaj Empolit në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

Edhe pse djelmoshat e tij shënuan pesë gola, në fund Ancelotti nuk ka qenë i kënaqur.

“Isha më i nervozuar se i kënaqur, sepse rezultati thotë se kishim një ndeshje të madhe, mirëpo paraqitja tregon se Empoli luajti më mirë se ne”, ka thënë Ancelotti pas ndeshjes.

“Ata kishin më shumë kontroll, ishte një ndeshje e vështirë".

“Ne ishim të vdekur në sulm dhe ata luajtën më mirë se ne”.

“Jam i nervozuar edhe me Mertensin. Atij i kam thënë që të luajë më shumë në qendër të sulmit sepse mund të shënojë më shumë gola, ai tha që edhe asistimet janë të rëndësishme, mirëpo sot ai dha një hat-trick dhe asistoi po ashtu”.

Skuadra e tij të martën do të ndeshet me Paris Saint-Germainin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat