Klubi i njohur gjerman zhytet në krizë

Futboll

Klubi i njohur gjerman zhytet në krizë

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 00:26
Stuttgarti është zhytur në një krizë totale në Bundesligë

Stuttgarti është zhytur në një krizë totale në Bundesligë, pasi mbrëmjen e sotme ka pësuar edhe humbjen e 4-t radhazi, duke mbetur në vendin e fundit, me vetëm 5 pikë të grumbulluarve.

Në sfidën hapëse të javës së 10 të kampionatit gjerman të futbollit, Stuttgarti u mposht në shtëpi me rezultatin 0-3 nga Eintrachti i Frankfurtit, në një ndeshje të dominuara totalisht nga miqtë.

Haller, Rebiç dhe Muller shënuan për skuadrën e Frankfurtit, që vijon me ecurinë tejet pozitive, që e ka çuar përkohësisht në vendin e tretë të renditjes së kampionatit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat