Real Madridi, portugezi shfaqet në listën e kandidatëve për trajner

Futboll

Real Madridi, portugezi shfaqet në listën e kandidatëve për trajner

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 10:48
Julen Lopetegui

Provim i ri në “Santiago Bernabéu”, i pari pa Julen Lopetegui në stol, me Valladolid si rival. Çdo sekondë që kalon llogaritet në favor të Solarit, që është duke ditur t’i japë hapësirën e nevojshme secilit “aktor” të këtij “filmi”, në të cilin papritmas është parë si protagonist. Besimi i të gjithëve mund të fitohet, por do të jenë rezultatet e katër testeve të programuara, që diktojnë vendimin e Perez.

Ndërsa kjo po ndodh, agjentët bëjnë punën e tyre dhe i ofrojnë presidentit të Real Madridit kandidatë ideal, sipas tyre, për vendin e lënë bosh nga Lopetegui. I fundit emër, që është shfaqur në këtë drejtim, ka qenë Leonardo Jardim, (44 vjeç) ish-trajneri i Monaco, ndër ekipet e tjera.

Drejtuesit e Real Madridit janë duke punuar për gjetjen e trajnerit të ri, por shumë në klub po përpiqen t’i japin Santiago Solarit gjithë stabilitetin e mundshëm për të vijuar me reagimin pozitiv të grupit. Argumenti i tij kryesor është ai i normalitetit në punë.

Solari e di që futbolli nuk ndalet, se është një makinë, që tejkalon gjithkënd. Për këtë arsye, emra të rinj shfaqen në lidhje me të ardhmen e stolit të bardhë. I fundit ishte Leonardo Jardim, arkitekt i shpërthimit të Kylian Mbappé në elitën europiane me Monaco.

Portugezi u largua nga pozicioni si trajner i ekipit të Principatës, pak më pak se një muaj më parë. Shkëlqimi i një ekipi, që luajti në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve të vitit 2017, ka në themel punën e bërë nga trajneri në pesë vitet e fundit dhe që shërbeu për të kthyer në Monaco “gardën fisnike” me lojtarë si Mbappé, Lemar apo Bakayoko, të panjohur, por që prekën majën e futbollit.

Tani ai është pa një ekip dhe po pret një destinacion të ri. Reklama më e mirë e Jardim është ajo që ka bërë te Monaco. Bastet për talentet e rinj, ashtu siç bëri me një djalë 16-vjeçar, të quajtur Kylian Mbappé, të cilin askush nuk e njihte, por ai e bëri një yll të futbollit botëror, mund ta joshin Florentino Perez.

Ndërkohë, në orët e fundit është spekuluar mbi një ofertë të Real Madridit për Mauricio Pochettino, që nuk është pranuar. Si klubi i bardhë, edhe trajneri argjentinas, e dinë se tani nuk është koha për të konsideruar një largim të mundshëm nga Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat