Prishtina dhe Feronikeli shënojnë fitore minimale

Futboll

Prishtina dhe Feronikeli shënojnë fitore minimale

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 15:37
Foto nga ndeshja

Prishtina dhe Feronikeli kanë shënuar fitore minimale në javën e 13-të të IPKO Superligës së Kosovës.

Kryeqytetasit kanë arritur të mposhtin 0-1 Drenicën në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.

Golin e fitores skuadra e Mirel Josës e ka shënuar në minutën e 89’ të ndeshjes.

Fitore me rezultat të njëjtë ka shënuar edhe Feronikeli, që ka mposhtur 0-1 Ballkanin në udhëtim.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë orar, Flamurtari e ka mundur 3:4 KEK-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat