Momente prekëse para sfidës së Leicester-it

Futboll

Momente prekëse para sfidës së Leicester-it

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 16:28
Leicester

Lojtarët dhe tifozët e Leicester-it i kanë kushtuar ndeshjen e sotme ish-pronarit të tyre Vichai Srivaddhanaprabha, që ndërroi jetë në aksidentin tragjik javën e kaluar, të gjithë kanë veshur një bluzë speciale me fotografinë e tij dhe kanë mbajtur flamurin Tajlandez.

Ekipi është futur në fushë për të zhvilluar ndeshjen e tyre të parë pas aksidentit tragjik, më të bashkuar se kurrë duke mbajtur veshur bluzen speciale e cila nga pas shkruante: “Ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona”.

Leicester ka udhëtuar (me autobus) për t’u ndeshur me Cardiff në stadiumin e tij, ndërsa vëmendjen ka tërhequr momenti emocional e ekipit që u duartrokit në momentin e nderimit të ish-pronarit të tyre.

Gjithashtu para fillimit të sfidës të gjithë tifozëve ju është shërbyer mëngjesi në ambientet e stadiumit në kujtim të të aksidentuarve.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat