Arsenali i Xhakës dhe Mustafit kundër Liverpoolit të Shaqirit, formacionet zyrtare

Futboll

Arsenali i Xhakës dhe Mustafit kundër Liverpoolit të Shaqirit, formacionet zyrtare

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 17:41
Shkodran Mustafi

Java e 11-të e Premierligës vjen me një super ndeshje mes Arsenalit dhe Liverpoolit, ku për ekipet e tyre do të jenë tre futbollistë me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi për Arsenalin dhe Xherdan Shaqiri për Liverpoolin, i cili nuk është për skuadrën e tij.

Liverpooli do të tentojë ta fitojë këtë ndeshje si mysafir, për ta vazhduar ecurinë pa asnjë humbje në këtë sezon të Premierligës. Triumfi në këtë ndeshje do t’i mundësonte skuadrës së Jurgen Kloppit të vazhdonin garën me Manchester Cityn për vendin e parë në tabelë.

Në anën tjetër, edhe topçinjtë kanë arritur ta sigurojnë një ecuri prej 12 ndeshjeve pa asnjë humbje, pasi e kishin filluar sezonin në mënyrë jo shumë të mirë, duke pësuar disfatë ndaj Manchester Cityt dhe Chelseat.

Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë mjaft interesante gjatë viteve të fundit. Sezonin e kaluar në Anfield, Liverpooli e shkatërroi Arsenalin me rezultat 4-0, ndërsa ndeshja kthyese në Emirates ishte mjaft dramatike dhe përfundoi me rezultat 3-3.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat