Barca fiton në “thrillerin” ndaj Rayo, Suarez bën heroin

Futboll

Barca fiton në “thrillerin” ndaj Rayo, Suarez bën heroin

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 22:42
Luis Suarez

Barcelona ka shënuar fitore me shumë mund ndaj Rayo Vallecanos.

Pas fitores spektakolare 5:1 ndaj Real Madrid, kampionët në fuqi u futën me shumë motiv në këtë ndeshje.

Ishin katalunasit ata që kaluan të parët në epërsi me anë të Luis Suarez, në minutën e 10’.

Pas një presingu mirë të ushtruar, reagimi i nikoqirëve erdhi në minutën e 35’ pas një goditje maestrale të Jose Pozos, i cili barazoi shifrat në 1:1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë vazhdoi përsëri me Rayon që nuk ndihej aspak inferiore ndaj kampionëve në fuqi të Spanjës.

Luhej minuta e 57’ kur vendasit përmbysën gjithçka më anë të Alvaro Garcias (2:1).

Kur të gjithë menduan se Barca do të dali e mposhtur nga Rayo, ishte i shumë kritikuari Dembele që në minutën e 87’ barazoi shifrat në 2:2.

Për t’i heshtur kundërshtarët u përkujdes Luis Suarez i cili me golin e dytë personal, në minutën e 90’, i siguroi fitoren skuadrës së tij

Barca ruan pozitën e parë me 24 pikë, 4 më shumë se ndjekësit Alaves e Sevilla, të cilët nesër zhvillojnë ndeshjen e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat