Ky është komenti i Klopp për vendimin kontravers të gjyqtarit

Futboll

Ky është komenti i Klopp për vendimin kontravers të gjyqtarit

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 23:31
Klopp

Ndeshja ndërmjet Arsenal dhe Liverpool është mbyllur baras, me rezultatin 1:1.

Golat e këtij takimi u realizuan nga James Milner, i cili fillimisht kaloi mysafirët në avantazh.

Goli i barazimit nga vendasit erdhi nga sulmuesi francez Lacazette.

Megjithatë, në këtë ndeshje ishte një vendim diskutabil i gjyqtarit. Një gol, në dukje i pastër, i është anuluar skuadrës së Liverpool.

Ai gol erdhi nga Sadio Mane dhe u anulua me pretendimin se lojtari ishte në pozitë jashtë loje.

Me këtë nuk është pajtuar Klopp, megjithëse nuk ka dhënë ndonjë koment.

“Për këtë mund të përgjigjet vetëm gjyqtari anësor . Pyeteni atë. Nëse ka menduar se ishte offside, ai ka menduar gabim” ka thënë Klopp.

Liverpool-it sot i mungoi fati pasi ata goditën njëherë shtyllën me anë të Van Dijk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat