Trajneri i Arsenalit: E merituam fitoren ndaj Liverpoolit

Futboll

Trajneri i Arsenalit: E merituam fitoren ndaj Liverpoolit

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 23:48
Unai Emery

Unai Emery ka insistuar se barazimi i skuadrës së tij 1-1 me Liverpoolin nuk ishte i drejtë, pasi mendon se Arsenali e meritoi fitoren të shtunën.

Skuadra e Emeryt i shpëtoi humbjes në këtë takim falë sulmuesit francez Alexandre Lacazette, i cili e regjistroi golin e tij të pestë këtë sezon në Premierligë në stil duke shënuar për 1-1 tetë minuta para fundit.

Kjo nënkupton se Arsenali tani ka plotë 14 ndeshje pa humbje në të gjitha garat, me Emeryn që beson se ndaj Liverpoolit do të duhej të ishte fitore jo barazim.

“Ne deshëm të fitonim, por në të njëjtën kohë para nesh patëm një ekip të madh”, tha Emery për BT Sport.

“Kjo paraqitje është e mirë për ne. Punuam mirë në këtë takim, duke i bërë gjërat tona në mënyrë taktike dhe me përkrahësit tanë që na dhanë energji”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat