Ronaldo në “Bernabeu” si president, pritja e ngrohtë që madrilenët i ofruan “armikut”

Futboll

Ronaldo në “Bernabeu” si president, pritja e ngrohtë që madrilenët i ofruan “armikut”

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 23:57
Ronaldo

“Fenomeni” Ronaldo rikthehet në “Santiago Bernabeu”. Është rast i rrallë, kur presidentit të një ekipi i ofrohet një mirëseardhje kaq e ngrohtë. Për madrilenët, Ronaldo ishte “armiku” i ditës, por edhe ish- sulmuesi që po rikthehej në shtëpi pas disa muajsh larg.

Që kur u largua nga futbolli, braziliani e kishte ëndërruar këtë moment, të ulej pranë Florentino Pérez si president i një klubi. Dhe ky moment ishte sot! “Fenomeni” mbërriti në “Santiago Bernabeu” i shoqëruar nga  Carlos Suarez , ish-kreu i Valladolidit, dhe disa këshilltarë të ekipit. Ai ndihej si në shtëpi…

U dhuroi buzëqeshje dhe përqafime të gjithë personave në tribunë, por kësaj here si “armik”, edhe pse madrilenët e kanë të vështirë ta shohin si të tillë. Si lojtarë, gjatë qëndrimit nga 2002-2007 ishte një triumfator, por sot si president, ai ishte humbësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat