Moses dhe Drinkwater nuk kanë vend në planet e Sarrit

Futboll

Moses dhe Drinkwater nuk kanë vend në planet e Sarrit

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 08:02
Victor Moses dhe Danny Drinkwater

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka bërë të ditur dy emrat të cilët nuk përshtaten në lojën e tij.

Victor Moses dhe Danny Drinkwater duket se do ta kenë mjaft problem të bëjnë një vend në formacionin e londinezëve.

Nigeriani ishte pjesë kyçe e Chelsea gjatë kohës kur në krye të skuadrës ishte Antonio Conte.

Drinkwater gjithashtu u transferua asokohe nga Leicester City, me kërkesën e ish trajnerit.

Mirëpo, lojtarët duket se nuk kanë elementet e duhura për tu përshtatur me lojën e trajnerit të ri.

“Drinkwatër për mua nuk është i përshtatshëm në mesfushën e përbërë nga dy lojtarë të tjerë. I kam thënë atij dy muaj më parë se çfarë mendoj”  ka thënë Sarri për reporterët.

“Moses është diçka më i përshtatshëm nëse luan në krahun e mbrojtjes. Nuk e di nëse ata do të kenë një të ardhme tek Chelsea. Duhet të përmirësohen shumë, por karakteristikat e tyre janë ndryshe” ka vazhduar Sarri.

Kërkesat për huazimin e Drinkwater nga skuadrat e Premierligës u hodhën poshtë nga skuadra londineze.

Moses gjithashtu thuhet të jetë i pakënaqur dhe dyshja pritet të largohen në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat