Benzema ka mbështetjen e Solarit

Futboll

Benzema ka mbështetjen e Solarit

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 14:03
Karim Benzema

Sulmuesi Karim Benzema përkundër formës së dobët duket se ka përkrahjen e trajnerit Santiago Solari.

Francezi nuk ka gjetur rrugën e golit në tetë ndeshje të La Liga për “Los Blancos”, megjithatë Solari e konsideron atë si lojtar kyç.

“Nuk jam ai që do ta zbulojë Benzeman. Ai është pëlqyer nga trajnerët e kaluar dhe është një lojtarë fenomenal, citon “Goal” fjalët e trajnerit.

“Është lojtar shumë taktik që i bën lojtarët e skuadrës më të mirë. Ai punon shumë për skuadrën” ka vazhduar argjentinasi.

Real Madrid për ndeshjen e radhës do ta luaj në udhëtim kundër Viktoria Plzën, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat