Projektohet një supershkëmbin Barça-Juve, ja lojtarët e përfshirë

Futboll

Projektohet një supershkëmbin Barça-Juve, ja lojtarët e përfshirë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 16:19
Juventus dhe Barcelona

Ajo që fillimisht konsiderohej si një thashethem shumë shpejt mund të konkretizohet në një të vërtetë që mund të konkretizohet në merkaton e janarit apo edhe në fund të këtij sezoni. Juventus dhe Barcelona mund të bashkëpunojnë në një shkëmbim lojtarësh, që do të përfshijë dy ose më shumë futbollistë. Skuadra “blaugrana” ka kohë që i ka vënë syrin portugezit Joao Cancelo dhe është gati të bëjë çmendurinë për ta sjellë atë në “Camp Nou”. Deri në heqjen dorë të disa yjeve të saj, duke ofruar kështu një shkëmbim “kokë më kokë”.

Sipas “calciomercato”, skuadra spanjolle është gati të sakrifikojë disa prej yjeve të saj për të marrë Cancelo, duke nisur nga Ivan Rakitic, që do të lihej i lirë për të realizuar këtë shkëmbim. Jo vetëm kroati, por mes të sakrifikuarve janë edhe Ousmane Dembele, i aktivizuar pak këtë periudhë nga trajneri Valverde apo lojtarë si Jordi Alba, Sergi Roberto (luan në të njëjtin pozicion si Cancelo, anësor), Arturo Vidal dhe Rafinha. Pra, një shkëmbim që do të kënaqte të dyja skuadrat dhe që mund të konkretizohet që në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat