Shkëndija fiton dhe merr kryesimin në Maqedoni

Futboll

Shkëndija fiton dhe merr kryesimin në Maqedoni

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 16:46
Pamje nga ndeshja

Klubi i futbollit Shkupi regjistroi disfatën e 7-të në këtë sezon dhe të 6-tën në transfertë, pasi që me 0:3 u mund nga Shkëndija në Tetovë. Shkëndija kthehet me tri pikë të mëdha dhe tani merr kryesimin me 28 pikë aq sa ka edhe Vardari në pozitën e dytë.

Samir Fazli ishte më i rreshtuar para mbrojtjes së FC Shkupit dhe pas rrotullimit brenda zonës, gjen hapësirë për të mposhtur Aleksovskin për 1:0 pikërisht në minutën e 16-të. KF Shkëndija shënon golin e dytë. Në minutën e 42-të, kroson Mici në zonë, ku nuk reagon asnjë mbrojtës i FC Shkupit, ndërsa Izair Emini, me kokë, e dërgon topin në këndin e poshtëm të Aleksovskit për 2:0.  Në minutën e 83-të Armend Alimi thellon fitoren në 3:0.

KF Shkëndija – FC Shkupi 3:0 (2:0)

Stadiumi në Tetovë

Arbitër Kryesor: Marjan Markoski (Ohër)

Ndihmësit: Zlate Lozanoski (Manastir), Petar Stepanovski (Manastir)

Kartona të verdhë: Egzon Bejtullai, Samir Fazli (KF Shkëndija)

Golashënues: Samir Fazli 15′, Izair Emini 42′, Armend Alimi 83′

FC Shkupi: Igor Aleksovski, Toni Tipuriç, Amir Bilali, Muharem Bajrami, Besart Krivanjeva, Suhel Muharemi (Artan Veliu 55′), Serzhinjo, Rron Broja, Omer Jashari (Ifenuyi Emanuel 29′), Kristijan Stojkoski, Viktor Angelov (Musli Lika 80′).

Trajneri: Umit Karan

KF Shkëndija: Kostadin Zahov, Gledi Mici, Egzon Bejtullai, Armend Alimi, Visar Musliu, Enur Totre, Mevlan Murati, Izair Emini (Beqiri) , Omar Imeri (Besmir Bojku 70′), Valmir Nafiu, Samir Fazliu (Shefit Shefiti).

Trajner: Qatip Osmani.

Liga e Maqedonisë

Vardari-Bellasica     1:1

Shkëndija-Shkupi    3:0

A. Pandev-Rabotniçki      1:0

Makedonija GP-Renova  1:2

Pobeda-Sileksi 2:0

Tabela

1. Shkëndija     13     8       4       1       28

2. Vardari                    13     8       4       1       28

3. A. Pandev     13     7       1       5       22

4. Pobeda         13     5       2       6       17

5. Rabotniçki   13     5       2       6       17

6. Renova         13     4       4       5       16

7. Bellasica       13     3       5       5       14

8. Makedonija GP    13     3       4       6       13

9. Shkupi 13     3       3       7       12

10. Sileksi                    13     2       5       6       11

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat