Renova e heshti Makedonija GP

Futboll

Renova e heshti Makedonija GP

Nga: K. G. Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 16:55
Emran Ramadani në veprim

Skuadra shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës, e heshti skuadrën maqedone, Makedonija GP, duke e mundur me rezultat 2:1. Renova importoi tri pikë të mëdha, duke i shtuar gjasat e saja që të luftojnë për katër vendet e para në Kampionatin e Maqedonisë në futboll. Skuadra shqiptare bëri lojë të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj u kthyen duarplot.

Për Makedonija GP  shënon Dejan Tanturovski (15’) dhe për Renovën Vlatko Stojanovski (60’) e  Emran Ramadani (61’). Renova është në vend të 6-të me 16 pikë, kurse Makedonija mban pozitën e tetë me 13 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat