Domgjoni dhe Kololli shënojë për fitoren bindëse të Zurich-ut

Futboll

Domgjoni dhe Kololli shënojë për fitoren bindëse të Zurich-ut

Nga: Kemajl Goca Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 18:11
Domgjoni me shokë feston

Shqiptarët Toni Domgjoni dhe Benjamin Kololli dhanë maksimumin për Zurich-un në fitoren bindëse me rezultat 5:2 kundër Luzernit. Domgjoni tregoi klasin e tij, duke shënuar gol të bukur nga rreth 16 metra në pjesën e epërme të portës së vendasve pikërisht në minutën e 5-të. Në minutën e 22-të Eleke barazoi rezultatin 1:1, ndërsa pas pesë minutave (27’) Domgjoni asistoi për Odey duke e kaluar në epërsi (1:2) Zurich-un. Kololli u tregua i jashtëzakonshëm në periudhën e dytë të lojës, duke realizuar për 1:3 në minutën e 70-të dhe pas tre minutave asistoi për Marchesanon. Varagas ngushton rezultatin në 2:4 (90’) dhe Winter (90+1) vulosi fitoren në 2:5.

Idriz Voca u paraqit standard për Luzernin, sikurse edhe Toni Domgjoni, Hekuran Kryeziu e Benjamin Kololli te Zurich-u. Kololli u zëvendësua në minutën e 87-të, ndërsa pas 13 jave në elitën e futbollit zviceran Zurich është në pozitën e tretë me 20 pikë, kurse Luzerni i shtati me 15 sosh. Sioni si vendas pësoi humbje me 1:0 nga St. Galleni. Pajtim Kasami e Ermir Lenjani luajtën titullarë për Sionin, por të pafat që të ndalin një pikë. Baseli si vendas shënoi fitore me rezultat 3:2 kundër Luganos. Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka iu gëzuan kësaj fitore.

Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 5-të, kurse Ajeti u zëvendësua në fund të takimit.

Liga e Zvicrës

Basel-Lugano   3:2

Luzern-Zurich  2:5

Sion-St. Gallen                    2:3   

Grasshoppers-Young Boys 0:3

Thun-Xamax    2:2

Tabela

1. Young Boys  13     11     1       1       34

2. Basel    13     6       5       2       23

3. Zurich  13     5       5       3       20

4. St. Gallen     13     6       2       5       20

5. Thun    13     5       4       4       19

6. Lugano 13     4       4       5       16

7. Luzern 13     5       0       8       15

8. Sion      13     3       2       8       11

9. Xamax  13     2       5       6       11

10. Grasshoppers     13     3       2       8       11

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat