Coutinho: “Ai është kujtimi më i bukur te Inter”

Futboll

Coutinho: “Ai është kujtimi më i bukur te Inter”

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 20:30
Philippe Coutinho

Në një intervistë speciale vetëm pak ditë para përballjes me ish-skuadrën e tij, Interin, braziliani i Barcelonës, Philippe Coutinho ka rrëfyer për kujtimet e tij në Milano, gjërat e tij të preferuara, por mbi të gjitha edhe për momentin e tij zikaltër, që ka të skalitur në memorje.

“Zona ime e preferuar në Milano ishte “Piazza Duomo”, ku ka shumë restorante dhe turistë. Ishte pjesa ku më pëlqente të shëtisja. Milano është fantastike. Vajzat e mia janë Maria dhe tjera ende në bark, Esmeralda. Më pëlqen samba dhe grupi Revelaçao, Ferrugem. Kujtimi im më i bukur te Inter? Ndeshja e parë. Më ka mbetur kujtimi i debutimit tim, gjithashtu edhe goli i parë me fanellën e Inter. Përjetojmë shumë moment të bukura, edhe te Liverpool kam shijuar shumë, gjithashtu edhe këtu te Barcelona. Ishte ëndrra ime të vija këtu, dhe tani që ndodhem, shoh madhështinë e klubit”, rrëfen braziliani.

“Kujtoj debutimin dhe golin e parë me fanellën blaugrana gjithashtu. Janë të gjitha gjëra që mbeten në kujtesën time. Për ne brazilianët futbolli është zbavitje dhe lumturi. Kur luan zbavitesh dhe shumë brazilianë nisin të luajnë futboll rrugëve me shokët. Mendoj se fjala e duhur për ta përkufizuar është passion. Futbollisti im i preferuar brazilian është Ronaldinho, ndërsa ushqimi brazilian pilaf me fasule. O mami im’: është shprehja italiane që kujtoj”, deklaroi ndër të tjera Coutinho, para rikthimit të tij në San Siro, ku do të përballet kundër ish-ekipit të tij, Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat