Juve “e gjymtuar” kundër United

Futboll

Juve “e gjymtuar” kundër United

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 20:31
Juventus

Kur duhen pak ditë nga përballja ndaj Manchester United në Ligën e Kampioneve, Juventus duhet të bëjë llogaritë me lojtarët e dëmtuar.

Skuadra bardhezi mori me meritë një sukses në fundjavë ndaj Kaljarit por kjo sfidë ka detyruar të shkojnë në bokse, futbollistë të rëndësishëm si Douglas Costa e Matuidi

I pari vuan një problem muskular në këmbën e majtë ndërsa i dyti ka një goditje dhe hematomë në fundshpinë, dhe do të kërkojë fizioterapi shtesë. vazhdon ndërkohë stërvitja e diferencuar e Chiellini dhe Bernardeskit ndërsa prite të mos ketë probleme për kroatin Mandzukiç.

Kështu Juve përgatit sfidën ndaj Djajve të Kuq që mund të mbyllë diskutimin opër kualifikim në fazën tjetër të Champions, madje me 180 minuta nga fundi.

Por për këtë duhet të japë më të mirën ndaj një rivali të fortë si Manchester United, dhe lojtarë si Pogba’ që e njohin mirë si funksionojnë kampionët e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat