Pas Ronaldo, është Salah viktima e radhës

Futboll

Pas Ronaldo, është Salah viktima e radhës

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 23:54
Mohamed Salah

Trendi në rritje i sklupturave të çuditshme të yjeve të futbollit ka një viktimë të re, Mohamed Salah. Në vijim të zbulimit e inagurimit të kopjes së shëmtuar të Cristiano Ronaldos jashtë një aeroporti të Portugalisë dhe të skulpturës së Diego Maradonës në Indi, një tjetër skulpturë në nder të yllit të Liverpool, Salah është shfaqur për publikun në Egjipt.

Pas sezonit të tij të shkëlqyer për të Kutë vitin e kaluar dhe paraqitjes në Kupën e Botës me Egjiptin, 26-vjeçari është shndërruar në një hero kombëtar dhe symbol për të rinjtë e Egjiptit. Forumi Botëror për të Rinjtë që mbahet në Sharm El Sheikh ka zbuluar një skulpturë, vepër e Mai Abdel Allah për nder të Salah, të konsideruar si një shembull përkushtimi dhe vendosmërie.

Gjithsesi, me krahët e vegjël, këmbët dhe trupin gjithashtu, në krahasim me kokën shumë të madhe, statuja është shndërruar menjëherë në një objekt tallje dhe gallate në rrjetet sociale, madje me disa që sugjerojnë se kjo skulpturë është edhe më e shëmtuar se ajo e Ronaldos vitin e kaluar në Madeira. Pavarësisht perceptimit të shëmtuar të Salah në bronx, vetë futbollisti vijon të shkëlqejë e mahnisë te Liverpool. Ai numëron shtatë gola dhe tre asiste në 15 paraqitje në të gjitha kompeticionet me Liverpool këtë sezon, që ndodhet dy pikë poshtë Manchester City, kryesues në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat