Shaqiri: Kujdes në fjalor, mos fyej e mos ofendo se ato janë motrat tuaja!

Futboll

Shaqiri: Kujdes në fjalor, mos fyej e mos ofendo se ato janë motrat tuaja!

Nga: K. Goca Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 13:44
Shaqiri: Kujdes në fjalor, mos fyej e mos ofendo se ato janë motrat tuaja!

Trajneri i Vizionit nga Ferizajt, Qerim Shaqiri, ka shprehur revoltën e tij përmes një shkrimit që ka postuar në profilin e tij në facebook. “Ishim mysafir në Skenderaj ku u takuam me skuadrën KFF Drenica vs KFF Vizioni - Ferizaj 0:4. Golashënueset për skuadrën tonë ishin: Anjeza Rexhepi 3 si dhe Teuta Mehmeti 1.

Analizuar në bazë të rasteve që kishim ky rezultat do të ishte edhe më lartë. Sidoqoftë KFF Drenicës i urojmë suksese në lojërat tjera, ndërsa vashave të klubit tonë fitore të reja. Vlen të theksohet që edhe referët e vunë vetën në radhë të parë, sidomos referi kryesorë që as bilbilit nuk di t'i fishkëllejë. Kujdes, mos luaj me djersën e vajzave dhe kujdes në fjalor mos fyej e mos ofendo se ato janë motrat tuaja. Si përherë vete kundër të gjithëve”, shkruan Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat