Shaqiri dhe shqiptarët ju mundën si popull...

Futboll

Shaqiri dhe shqiptarët ju mundën si popull...

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:40
Shaqiri dhe shqiptarët ju mundën si popull...

22 qershor 2018… Jemi në stadiumin modern të Kaliningradit. Ka hyrë minuta e 90-të e ndeshjes Serbi-Zvicër, e vlefshme për grup… Një pasim i ardhur nga mesfusha nga Gavranovic bën që djaloshi i lindur në Gjilan, kur Kosova ende përkundte ëndrrat dhe dëshirën për t’u shpallur e Pavarur, të vrapojë drejt portës kundërshtare, duke mos e larguar topin nga këmbët e tij.

Deri kur, i futur brenda zonës së rreptësisë, do të kalojë poshtë këmbëve të portierit Stojkoviç atë top që do të përfundojë në rrjetë. Më pas, festa me shqiponjë dedikuar të gjithë shqiptarëve të kudondodhur, një gjest identik me atë që bashkëkombësi Granit Xhaka bëri në minutën e 52-të. Emocionet e atij momenti marrin dhenë dhe mbërrijnë në çdo cep të rruzullit.

Gëzon Kosova, gëzon Shqipëria dhe gëzon Zvicra. Gjunjëzohen në Serbi: dy shqiptarë i kanë shënuar dhe më pas kanë hapur krahët e shqiponjës dykrenore, simboli ynë kombëtar.

Ajo që do të vijojë më pas është një pëlhurë mediatike, një lobim i jashtëzakonshëm serb, që mbërrin deri në institucionet e larta helvete dhe te FIFA. Kërkohet “koka” e dy shqiptarëve, por Shaqiri dhe Xhaka vetëm gjobiten për gjestet e tyre. Është një “kockë” që “lëpin” Serbia, e cila u përpoq si një lango të kafshonte atë që nuk mundi të bëjë kurrë: krenarinë e shqiptarit!

Për shqiptarët, ajo festë ishte vetëm goli i radhës… Sepse, ndeshja ishte fituar shumë vite më parë, në tetor të 2014-ës, kur në Beograd, droni që mbërriti nga qielli goditi në tokë! Shqipëria e Madhe dhe Ismail Qemali e Isa Boletini të vizatuar në të. Luhej Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2016.

Në Francë ne shkuam, ndërsa Serbia qëndroi në shtëpi. Provuan në çdo mënyrë të fshihnin të vërtetën e hidhur që buronte nga racizmi dhe nacionalizmi i tyre i sëmurë. Provoi edhe Michel Platini të heshte, por në Lozanë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, e pavarur nga UEFA dhe FIFA, goditi fort me çekiç: 3 pikë për Shqipërinë.

Gjithë Serbia u vu në ndjekje të një personi: Ismail Morina, ose ndryshe “Ballisti”. E kërcënuan me jetë, ngritën një “ushtri” mediatike, si një qen i tërbuar të cilit i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë marrë ushqimin. Nuk ia dolën dot… Kur shorti i Champions vendosi përballë Liverpool me Crvena Zvezda, menjëherë nisi të flitej për një duel jashtë fushe: Shaqiri kundër tifozerisë serbe.

 

Në “Anfield”, madje, disa serbë e shanë në kor në gjuhën gjermane. Ndërsa, tani e prisnin në “Maracana” të Beogradit. Për “raundin” e hakmarrjes.

Një hakmarrje që nuk do t’i serviret, pasi Jurgen Klopp dhe Liverpool kanë vendosur më mirë që Shaqiri të mos udhëtojë në transfertën serbe. Edhe pse do të kishte dashur të luante dhe shënonte, duke ripërsëritur shqiponjën, Shaqiri do të duhet të qëndrojë në Angli dhe ta ndjekë nga TV. Më mirë kështu, për serbët. Ndryshe, do të përjetonin një tjetër makth, që ka nisur në vitin 2014 dhe vijon edhe sot.

Shaqiri dhe Xhaka i treguan vendin si popull në shtëpinë e “vëllait” Rusi. Mjafton dhe tepron. Shikim të mbarë të dashur serbë dhe hapni sytë, se mos nga qielli ngrihet hija e një shqiponje në fluturim…, shkruan Anton Cicani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat