Juventusi me plan për t’ia rrëmbyer Romës mbrojtësin Manolas

Futboll

Juventusi me plan për t’ia rrëmbyer Romës mbrojtësin Manolas

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 16:05
Kostas Manolas

Roma mund të mbetet pa mbrojtësin e saj kryesor Kostas Manolas.

Greku ka treguar formë jashtëzakonisht të mirë në vitet e fundit me fanellën verdh e kuqe.

Kjo ka bërë që për të të shprehin interesim skuadrat më të mëdha evropiane.

Chelsea, Arsenal, Manchester United e Real Madrid kanë shprehur interesim gjatë afateve kalimtare të kaluara.

Por së fundmi në Itali është raportuar se Juventus është futur fuqishëm në garë për lojtarin.

Daniele Rugani pritet të largohet në drejtim të Chelseat dhe Manolas shihet si zëvendësuesi i tij.

Kampioni në fuqi i Italisë ka një plan për t’ia rrëmbyer Romës mbrojtësin kryesor.

Zonja e Vjetër është gati të shpenzojë rreth 35 milionë euro për Manolasin.

27-vjeçari ka kontratë me Romën deri në qershor të vitit 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat