Musa, milicia serbe më pyeti: A është kjo liga e Ibrahim Rugovës...

Futboll

Musa, milicia serbe më pyeti: A është kjo liga e Ibrahim Rugovës...

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 16:39
Musa Gashi

Ish gjyqtari i mirënjohur Musa Gashi ka treguar një detaj shumë interesant të viteve të 90-ta. Ende nuk i hiqet nga koka momenti kur në fushën e futbollit apo që njihet si fusha e rezistencës në Hogosht të Dardanës, kur futen aty tre milicë serbë e të armatosur deri në dhëmbë dhe kërcënojnë ata.

Gashi kujton atë periudhë të trishtueshme por edhe të krenarisë që i rezistuan okupatorit serb.

“Së bashku me gjyqtarët dhe futbollistët e Kikës dhe të Dritës qëndruam në fushë. Tre milicë erdhën në drejtim timin, pasi që unë isha kryesori. Ata më pyeten: A është kjo liga e Ibrahim Rugovës? Unë iu thash: Është liga e Kosovës, ata u nervozuan shumë dhe e ndërprenë ndeshjen”, kujton atëkohë Gashi, i cili ka dhënë kontribut të pakontestueshëm për futbollin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat