Merret vendimi

Futboll

Merret vendimi

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 17:13
Pamje nga një ndeshje

Pas polemikave të shumta, të shkaktuara nga vendimi paraprak për të shtyrë me një afat të pacaktuar ndeshjen mes Laçit dhe Skënderbeut, për mungesë stadiumi, më në fund ka ardhur edhe zgjidhja.

Ky takim do të luhet normalisht këtë të mërkurë, në orën 14:00, në stadiumin e kryeqytetit, “Selman Stërmasi”, vetëm 20 orë pasi në të të luhet sfida mes Tiranës dhe Kukësit.

Sfida është e vlefshme për javën e 12 të kampionatit, por punimet në stadiumin e Laçit dhe vështirësitë në gjetjen e një fushe tjetër, bënë që fillimisht ky takim të shtyhej për një afat të pacaktuar.

Kjo shkaktoi reagim të menjëhershëm, veçanërisht të klubit të Flamurtarit, që do të udhëtojë në fundjavë drejt Korçës dhe e komentoi shtyrjen e sfidës si një favor që po i bëhet skuadrës së Skënderbeut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat