Klopp pyetet nga gazetarët serb për Shaqirin, përgjigjja e tij është epike

Futboll

Klopp pyetet nga gazetarët serb për Shaqirin, përgjigjja e tij është epike

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 20:00
Jurgen Klopp

Liverpooli do ta zhvillojë nesër ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se në këtë takim do të mungojë futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Jurgen Klopp në konferencën para ndeshjes në Beograd e ka sqaruar mungesësn e Shaqirit teksa është pyetur nga gazetarët serb.

“Të gjitha i kemi shpjeguar në faqen zyrtare. Ne nuk duam të përziejnë politikën dhe futboll. Ai është lojtari ynë dhe ka luajtur shumë ndeshje, por ne kemi vendosur që mos të jetë në këtë ndeshje. Kemi ardhur këtu si klub futbolli duke përfaqësuar njëren prej klubeve më të mëdha në botë – dhe kjo është arsyeja se pse jemi këtu të luajmë futboll”, ka thënë trajneri gjerman, përcjell media serbe.

”Dhe duke u bazuar në rrethanat, ne kemi vendosur që të mos e ftojmë Shaqirin. Ai ka luajtur shumë ndeshje për ne, por nuk do të luajë nesër. Kjo është e tëra”, u shpreh Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat