Mourinho do ta shikojë nesër nga afër yllin e Juventusit

Futboll

Mourinho do ta shikojë nesër nga afër yllin e Juventusit

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 12:05
Jose Mourinho

Juventus dhe Manchester United, do të përballen nesër (e mërkure) mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që do të startoj në ora 21:00, do t’i vë përball Juventusit dhe Manchester Unitedin, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve.

Por, ‘Djajtë e Kuq’, jo vetëm që do të udhëtojnë në Torino për fitore, por edhe për ta shikuar nga afër një lojtar, 

Jose Mourinho dëshiron që ta përforcoj mbrojtjen në janar, andaj kërkon që ta transferoj Medhi Benatian.

Mbrojtësi maroken nuk po luan standard te Juvetusi, andaj do të kërkoj largimin në afatin e dimrit.

Nga ana tjetër, edhe Juventusi është i gatshëm të heq dorë nga Benatia, andaj Manchester United  do të shpresoj që ai të luajë në përballjen e nesërme, në mënyrë që t’i shikoj aftësitë e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat