Klopp: Politika la jashtë Shaqirin, në serbisht di vetëm fjalë fyese

Futboll

Klopp: Politika la jashtë Shaqirin, në serbisht di vetëm fjalë fyese

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 13:02
Klopp

Jyrgen Klop, foli në konferencën për shtyp para gazetarëve në Beograd, për takimin e ditës së sotme mes Crvena Zvezdës dhe Livepurlit, që do të zhvillohet në orën 18:55.

Nuk kishin si të mungonin pyetjet për mos grumbullimin e Shaqirit, teksa serbët kanë qenë tepër kuriozë. Trajneri gjerman tregoi edhe arsyen pse vendosi të mos e grumbullojë futbollistin me origjinë shqiptare. Klopp u pyet gjithashtu nëse ai di serbisht, teksa trajneri ka treguar se ka mësuar vetëm fjalët fyese.

“Shumë herë më duhet të marrë vendime për lojtarët që më duhet të grumbulloj dhe futbollistët e mi duhet ta pranojnë këtë gjë. Kam dhënë një deklaratë në sajtin e klubit ku mund të mësoni më shumë në lidhje më ketë çështje. Është e trishtueshme. Politika ka influencë në çdo fushë të jetës.

Jemi këtu për të luajtur futboll. Nuk donim një histori jashtë futbollit prandaj morëm këtë vendim. Kam punuar me shumë persona nga Ballkani, por fatkeqësisht nga ata kam mësuar vetëm disa fjalë fyese dhe këtu nuk është vendi i përshtatshëm për t’i thënë ata (qesh)”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat