Ibra: Nuk doja të shkoja te PSG, por ai më gënjeu

Futboll

Ibra: Nuk doja të shkoja te PSG, por ai më gënjeu

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 14:17
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic, pas autobiografisë së tij të parë “Unë, Ibra”, ka shkruar një libër të dytë me titull: “Unë jam futbolli”. Suedezi, i cili kohët e fundit po përflitet për një kthim te Milan, është kthyer të flasë për transferimin e tij te PSG, duke zbuluar se bëri gjithçka ishte e mundur për të mos shkuar në Francë dhe për të qëndruar me kuqezinjtë.

“Galliani më tha: ‘Mos u shqetëso Zlatan, nuk do të shesim’. Disa javë më mbrapa kam marrë një telefonatë nga Raiola, i cili më tha: ‘Leonardo do të telefonojë’. Leonardo? Cili Leonardo? Më pas e kuptova, po më fliste për drejtorin sportiv të PSG-së. Unë jam përgjigjur: ‘Dëgjo, nuk do t’i përgjigjem kësaj telefonate, Galliani m ë ka konfirmuar se nuk do të më shesë'”, shkruhet në librin e ri të Zlatan.

“Kur fola me Minon atë verë, i kam thënë se doja t’ia bëja sa më të vështirë PSG-së. Doja të mbaja rrogën që kisha te Milan dhe prisja që ata të më thonin: ‘Po ekzagjeron, po kërkon shumë’. Doja që ata të tërhiqeshin, kështu që i kam thënë Minos të shkruante gjithçka që doja. Kam bërë një listë dhe kur kam mbaruar i kam thënë Elena-s (gruas) se nuk do të pranonin kurrë, ishte e pamundur”.

“Pas vetëm njëzet minutash, Mino më ka marrë përsëri në telefon dhe më ka thënë: ‘Do të plotësojnë çdo dëshirë’. Nuk mund të kthehesha mbrapa dhe jam përgjigjur: Ok, bëj gati gjithçka’. Jam një burrë që e mbaj fjalën, po thashë diçka, unë e bëj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat