Liverpooli pëson humbjen e dytë në fazën grupore

Futboll

Liverpooli pëson humbjen e dytë në fazën grupore

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 20:52
Foto nga ndeshja

Me rezultat 2-0, Liverpooli ka pësuar humbje nga Crvena Zvezda, në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Sfida e vlefshme për Grupin C u zhvillua në Beograd, ndërsa vendasit arritën të shënonin dy herë në pjesën e parë.

Pas një harkimi në zonë nga Marko Marin, Milan Pavkov shënoi me kokë (22′) duke e zhbllokuar rezultatin.

Nuk kaluan as shtatë minuta (29′) dhe i njëjti futbollist e dyfishoi epërsinë duke e dërguar skuadrën e tij në pushim me avantazh komod.

Në gjysmën e dytë, mysafirët u përpoqën t’i kthenin gjërat në favorin e tyre, mirëpo pa sukses.

Përkundër lojës ofensive dhe tentimit për të ndërtuar aksione, të zgjedhurit e Jurgen Klopp dështonin në fazën finale.

Në këtë mënyrë, pas katër xhirosh, Liverpooli numëron dy fitore dhe dy humbje, dhe qëndron në kuotën e gjashtë pikëve.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës angleze zhvillohet në kryeqytetin francez, si mysafir i Paris Saint Germainit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat