Milner e gjen fajtorin për humbjen e Liverpoolit

Futboll

Milner e gjen fajtorin për humbjen e Liverpoolit

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 21:34
Foto nga ndeshja

James Milner ka gjetur fajtorin për humbjen e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Liverpool është mundur 2:0 nga Crvena Zvezda në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt.

“Ne patëm probleme në gjithë fushën. Ne thjesht nuk e filluam mirë, dhe kur nuk e filloni mirë ndëshkoheni”, ka deklaruar James Milner pas ndeshjes.

“Mendoj se reaguam mirë në pjesën e dytë. Ne vazhduam të luftojmë deri në fund, por nuk guxojmë të kemi një start si ky sonte”, ka shtuar Milner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat