Klopp reagon pas humbjes: Edhe unë jam qenie njerëzore

Futboll

Klopp reagon pas humbjes: Edhe unë jam qenie njerëzore

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 22:15
Jurgen Klopp

Liverpool është mundur 2:0 në Beograd nga skuadra e Crvena Zvezdës.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas humbjes befasueses së skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve.

“Ata kishin disa goditje dhe shënuan në njërën prej tyre. Kur shënuan golin e dytë ishin në më të mirën e tyre. Ne ishim dominues në pjesën e dytë, por nuk arritëm të shënonim golat që na duheshin”, ka deklaruar Klopp

“Unë jam qenie njerëzore. Nëse do të kisha përgatitur një fjalim të madh dhjetë minuta pas ndeshjes, do të ishte diçka jo normale, nuk kam asnjë mesazh për momentin. Kemi humbur dhe të gjithë po e ndjejmë atë. Duhej të bënim më mirë por sonte është vonë”, theksoi Klopp.

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri mungoi në këtë ndeshje pasi që nuk u ftua nga Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat