Pa fitues Interi-Barcelona e Napoli-PSG! Tottenham i falet Kanes

Futboll

Pa fitues Interi-Barcelona e Napoli-PSG! Tottenham i falet Kanes

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 nëntor 2018 Në ora: 22:56
Foto nga ndeshja

Barcelona edhe pa futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messi, barazoi  me rezultat 1:1 në "San Siro" me Interin, në ndeshjen e vlefshme të grupit B të Champions League. Në minutën e 83-të, futbollisti Malcom me një lëvizje mashtruese nga rreth 14 metra la të shtangur portierin vendas, 0:1.  Megjithatë nuk vonoi shumë dhe zikaltrit barazuan, fal golit te argjentinasit Icardi pikërisht në minutën e 87-të.

Ndeshje e fortë është zhvilluar në "San Paolo" mes Napolit dhe PSG-së, e cila përfundoi me rezultat 1:1, e vlefshme për grupin C. Në minutën e 45+2' parisienët kaluan në epërsi përmes Bernat, por vendasit barazuan në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 63-të. Mbrojtësi Thiago Silva shkaktoi penallti, duke e penguar Callejonin. Insigne ka qenë i saktë nga penalltia, duke fërfëlluar topin në këndin e djathtë të portierit Buffon, 1:1. Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj futet në lojë në minutën e 76-të dhe bëri paraqitje të mirë në fanellën e Napolit. 

Atletico Madridi shënoi fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Dortmundit, në kuadër të grupit A. Saul dhe Griezmann janë kreatorë të fitores, me golat që realizuan në minutën e 33-të përkatësisht të 80-të. Dortmundi prinë me 9 pikë, duke lënë pas Atleticon me 9 pikë, pastaj Club Brugge 4 dhe Monacon me 1.

Në grupin D, skuadra portugeze Porto dhe ajo gjermane Schalke 04 akëtuan tri pikët e rehatisë për në vazhdim të grupit dhe me një këmbë janë në të tetën e finales. Porto para shikuesve të vet triumfoi me rezultat 4:1 ndaj Lokomotivës. Në minutën e 20-të Herrera hapi serinë e golave, kurse Marega në atë të 42-tën shtoi epërsinë në 2:0. Në minutën e 59-të, Farfan ngushtoi rezultatin në 2:1. Në minutën 67-të Corona shënoi për 3:1 dhe Otavio (90+3') për 4:1. Schalke tregoi autoritetin në përballje me Galatasarayn, duke e mundur me rezultat 2:0.Schalke tregoi lojë të mirë dhe ngadhënjeu me golat e Burgstaller (4') e Uth (57'). Tottenhami shënoi fitore në fund me rezultat 2:1 kundër PSV-së. Sulmuesi Harry Kane është hero i fitores me golat që shënoi në minutën e 78-të e të 89-tën. Për PSV-në shënoi de Yong në minutën e 2-të por nuk mjaftoi për rezultat të favorshëm.

Image

Grupi A

Dortmund-Atletico M. 2:0 (1:0)

Monaco-Club Brugge   0:4 (0:3)

Tabela

1.Dortmund    4  3  0  1  8:2 9 

2. Atl. Madrid   4  3  0  1  7:6 9 

3. Club Brugge   4  1  1  2  6:5 4    

4. Monaco     4  0  1  3  2:10   1

Grupi B

Interi-Barcelona 1:1 (0:0)

Tottenham-PSV 2:1 (0:1)

Tabela

1. Barcelona  4  3  1  0  11:3   10

2. Inter  4  2  1  1  5:5 7 

3. Tottenham  4  1  1  2  7:9 4 

4. PSV 4  0  1  3  4:10   1

Grupi C

Napoli-PSG    1:1 (0:1)

Cërvena Zvezda-Liverpool   2:0 (2:0)

Tabela

1.Napoli  4  1  3  0  4:3 6 

2.Liverpool   4  2  0  2  7:5 6 

3.PSG     4  1  2  1  11:7   5 

4.C. Zvezda      4  1  1  2  3:10   4

Grupi D

Porto-Lokomotiva (M) 4:1 (1:0)

Schalke-Galatasaray  2:0 (1:0)

Tabela

1. Porto   4      3      1      0      9:3   10   

2. Schalke      4      2      2      0      4:1   8     

3. Galatasaray       4      1      1      2      3:3   4     

4. Lokomotiva        4      0      0      4      2:11 0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat