Valverde: E rëndësishme që e kaluam grupin, luajtëm ndeshje të madhe ndaj Interit

Futboll

Valverde: E rëndësishme që e kaluam grupin, luajtëm ndeshje të madhe ndaj Interit

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 06:51
Foto nga ndeshja

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka vlerësuar  lartë paraqitjen e lojtarëve të tij në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Te Barcelona janë të kënaqur që tashmë e ka kaluar në raundin e 16 edhe matematikisht.

Valverde ka folur fillimisht për mungesën e Lionel Messit.

“Ne nuk deshëm të rrezikojnë me Leon. Në stërvitje të gjithë kemi kujdes, por ne e dinim se si do të ishte ndeshja e sotme”.

“Ne kemi luajtur një ndeshje të madhe. Qëllimi ynë i parë ishte për t’u kualifikuar, por mbi të gjitha si i pari”.

“Ne kemi bërë më të mirën tonë, por na mungonte saktësia”.

“Pastaj virtyti i Interit është se ata luajnë mirë në momentet e fundit, që ju kanë sjellë shumë pikë, mirëpo jemi të lumtur sepse kemi arritur të kualifikohemi”, ka thënë Valverde.

Barcelona ka 10 pikë dhe luan me PSV dhe Tottenhamin në dy ndeshjet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat