Handanovic: Duhet të prisja golin e Malcomit

Futboll

Handanovic: Duhet të prisja golin e Malcomit

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 08:58
Festimi i golit

Portieri i Interit, Samir Handanovic, ishte një nga më të mirët në fushë në barazimin 1-1 ndaj Barcelonës.

Por, slloveni pavarësisht se bëri shumë pritje, atij i vjen keq që nuk mundi të mbrojë golin e Malcomit

“Duhet ta mbroja golin. Isha në pozitë për të bërë pritjen, por fatkeqësisht ai gjuajti në mes dy lojtarëve dhe nuk mund të shikoja qartë”.

“Por, prapë mendoj se mund të bëja më shumë”, ka thënë Handanovic për Sky Sport Italia.

“Mendoj se Barcelona luajti dukshëm më mirë se ne dhe ne nuk mund të bënim diçka më shumë, ata erdhën në sulm shumë lehtë në pjesën e parë”.

“Ne kishim përgatitur diçka tjetër, por këto ndeshje na ndihmojnë të rritemi. Nuk jam i dëshpëruar edhe shumë, unë vetëm dua të përmirësohemi dhe Barcelona është ekipi që i mëson të gjithë si të luajnë futboll”, shtoi slloveni.

Pas kësaj ndeshje Barcelona vazhdon e para në Grupin B me dhjetë pikë, Interi në vendin e dytë me shtatë pikë, ndërsa Tottenhami ka katër pikë, PSV një pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat