Juventus-Manchester United, kryendeshja e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve

Futboll

Juventus-Manchester United, kryendeshja e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:30
Juventus-Manchester United

Sot zhvillohen edhe tetë takime të tjera në fazën e grupeve të Championsit.

Vëmendja sonte është e përqendruar tek sfida mes Juventus dhe Manchester United, ekipe këto që luajnë në Grupin H.

Juve ka 9 pikë nga tri ndeshjet e para dhe sonte do të kërkojë të sigurojë kualifikimin, njëherësh edhe vendin e parë në grup.

Në krahun tjetër Manchester United ka ngecur në kuotën e katër pikëve dhe Jose Mourinho ka treguar se kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për vendin e dytë në grup.

Kampioni i aktual i Evropës, Real Madridi udhëton drejt Çekisë ku do të ndeshet me Viktoria Plzen. Një fitore në këtë ndeshje do t’ia shtonte gjasat madrilenëve për të kaluar grupin, ku bëjnë pjesë edhe Roma e CSKA Moska.

Bayern Munich pas dështimit në Bundesligë këtë fundjavë, kërkon t’i kthehet fitoreve teksa e pret në Allianz Arena, AEK-un.

Manchester City pas fitores në Ukrainë ndaj Shakhtarit, tani do të luajë në Etihad përballë skuadrës ukrainase. Kurse Lyoni e pret në shtëpi ekipin gjerman, Hoffenheim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat