Rasti si i Xherdan Shaqirit, është vrasje për futbollin!

Futboll

Rasti si i Xherdan Shaqirit, është vrasje për futbollin!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:52
Xherdan Shaqiri

Nuk ka më krim se sportistët të janë viktimë e urrejtjes të një popullit siç është Serbia shoveniste.  Për Xherdan Shaqirin ishte bërë e qartë të dielën mbrëma se nuk do të jetë në ekspeditën e skuadrës me renome botërore, Liverpooli. Arsyeja ishte e thjeshtë dhe shumë banale, për shkaqe të sigurisë!

A ka më turp, se në botën moderne një futbollist, një sportist të lihet anash, për shkak se kushedi se çfarë do të kishte ndodhur në Beograd po të ishte Shaqa në stadiumin famëkeq ‘Marakana’.  Në shekullin 21 të kemi kësi lloj primitivizmi, kjo është e pajustifikueshme. Kush është Cërvena Zvezda e Beogradit?

Të gjithë e dimë dhe i dimë edhe qëndrimet politike të tyre, madje futbollistët e saj në të kaluarën disa herë kanë kënduar këngën “Kosova është zemër e Serbisë”! Është e dënueshme dhe për këtë u desh të përjashtohet klubi famëkeq edhe nga garat evropiane, sepse ka incizime të mëhershme se si kanë kënduar ata, sidomos pasi u kualifikuan direkt në fazën e grupeve në Champions League. Kush janë tifozët “Delija”?

Të gjithë e dimë se kush janë ata, që në fillim të viteve të 90-ta shumë prej tyre kanë qenë në grupet paramilitare në luftërat në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kroaci, së fundi edhe në luftën e Kosovës. Tifozët më famëkeq që njeh bota!  Pse UEFA duhet të jetë shumë rigoroze për të ardhmen dhe mos të vije puna që ndonjë yll i futbollit të mbetet jashtë ekipit për shkak të idiotizmave, kërcënimeve apo luftës speciale që bëri Serbia shoveniste si në rastin e Shaqirit.

E gjithë Serbia vëmendjen e kishte te Shaqiri dhe jo te Liverpooli. Edhe kur serbët e kuptuan se Shaqiri nuk shkon në Beograd, prapë u morën me propagandë kundër tij.  Shkoi ndeshja Cërvena Zvezda – Liverpooli, por çka nëse hiq më larg se vitin e ardhshëm, Zvicra dhe Serbia bien në të njëjtin grup të kualifikueseve për Kampionatin Evropian? Atëherë Zvicra duhet të udhëtojë në Beograd pa Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Florent Haëdrgjonajn e Albian Ajetin! A është kjo një marre e madhe për gjithë ata që udhëheqin futbollin! Nëse Serbia nuk ofron siguri maksimale, janë të rrezikuar sportistët, thjeshtë sanksionohen! I ndalohet aktiviteti në garat evropiane.   

Tek e fundit kush është Serbia?  Askushi! Pse UEFA dhe FIFA duhet të veprojnë shumë ashpër në të ardhmen? Nëse nuk ndalet racizmi nga ana e serbëve nëpër stadiume, pse edhe mos t’i përjashtojë me vite e vite nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare! Nuk mund të penalizohet një futbollist siç është Shaqiri dhe pse është shqiptar i Republikës së Kosovës, mos të jetë pjesë e ekipit te Liverpoolit për në Beograd. UEFA duhet t’i analizojë mirë të gjitha këto raste për të ardhmen, fundja të luhet ndeshja në terren neutral, të paktën u dashtë Liverpooli të kërkojë siguri maksimale.

Sigurisht se trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka menduar edhe më të keqen, sikurse ta kishte Shaqirin më vete! Kushedi se çfarë ka menduar Klopp, sigurisht më të keqen e mundshme dhe për atë djaloshin e artë të Kosovës nuk ka dashur ta fus në flakët e Beogradit, aty ku pritet gjithçka. E dimë mirë rastin e vitit 2013, kur tifozët e Partizanit të Beogradit “Grobari” në kafiteri kishin vrarë një tifoz të Touluses së Francës!

Prandaj, nga Serbia shoveniste pritet gjithçka, turli skandali. E dimë edhe rastin e 14 tetorit të vitit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë, kur bandat serbe futen në fushë dhe rrahën futbollistët shqiptarë. Qysh atëherë Serbia u dash të përjashtohet me vite e vite nga çdo pjesëmarrje në garat ndërkombëtare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat