Football Leaks: Mbappe ishte i Realit

Futboll

Football Leaks: Mbappe ishte i Realit

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 12:50
Football Leaks: Mbappe ishte i Realit, PSG e bleu për më pak!

Vijojnë zbulimet e Football Leaks, sitit të famshëm që demaskon lojërat e pista në futboll dhe publikon dokumente sekrete në lidhje me pagesat e transferimeve, pagat e lojtarëve apo informacione të tjera.

Këtë radhë Football Leaks zbulon se Reali i Madridit ishte gati të paguante 214 milionë euro për Kylian Mbappé. L’Equipe ka publikuar lajmin, sipas të cilit në vitin 2017 Los Blancos gjetën marrëveshjen me Monaco-n për të paguar 180 milionë euro, si dhe duke marrë përsipër 34 milionë euro të tjera në taksa.

Gjithçka e kryer, por mungonte aprovimi i sulmuesit të talentuar, i cili në fakt refuzoi, sepse dëshironte të shkonte te PSG.

Zëvendëspresidenti i Monaco-s, Dimitri Vasyliev, vendosi si kusht që PSG të barazonte ofertën e Realit, edhe pse kishte dëshirë që ta çonte sulmuesin në Madrid, për të evituar përforcimin e një rivali direkt në Francë.

Në ditën e fundit të merkatos transferimi u realizua, në formë huazimi me detyrim për blerje prej 180 milionë eurosh.

Spanjollja Marca raporton se Real Madridi bisedoi me stafin e Mbappé-së në Los Ángeles dhe babai i futbollistit kërkoi 30 milionë euro për firmën, çka stepi drejtuesit e Realit.

Paris Saint-Germain pranoi disa kushte të vendosura nga Mbappé: një bonus për firmën e lojtarit (5 milionë euro në dy këste gjatë dy sezoneve të para), si dhe një pagë vjetore neto prej 10 milionë eurosh. Sipas Football Leaks, PSG refuzoi kërkesën për premio në rast fitimi të Topit të Artë. Mbappé dëshironte që paga e tij të shkonte në 30 milionë euro nëse fitonte Topin e Artë, por PSG refuzoi, duke vendosur në kontratë një premio prej 500 mijë eurosh nëse Mbappé fiton Topin e Artë.

Kërkesa të tjera u refuzuan: 50 orë udhëtim me avion privat në vit, dëmshpërblim për lojtarin nëse PSG përjashtohej nga kupat e Europës për shkelje të Fair Play Financiar. Megjithatë, PSG pranoi kërkesën e Mbappé për të paguar 30 mijë euro në muaj për një maxhordom, shofer personal dhe truproje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat