KF Vjosa me kryetar të ri dhe me ambicie të mëdha

Futboll

KF Vjosa me kryetar të ri dhe me ambicie të mëdha

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 14:00
Avdi Sadiku

Çdo klub synon të organizohet sa më mirë dhe secila prej tyre ka edhe ambicie për plasman më të mirë në garat e Republikës së Kosovës në futboll. Para disa ditësh klubi I futbollit Vjosa nga Shtimja ka mbajtur kuvendin e rregullt zgjedhor, ku edhe ka zgjedhur kryesinë e klubit dhe organet tjera drejtuese të saja. Anëtarët e Kuvendit të KF Vjosa me vota unanime e kishin zgjedhur për kryetar te klubit Avdi Sadiku dhe po ashtu zgjodhi edhe Bordin e Klubit prej 9 anëtarëve.

Në cilësinë e kryetarit Sadiku, falënderoj kryesinë e deritanishme, kryetarin Ibrahim Halili për punën dhe angazhimin në klub, dhe njëkohësisht falënderoj për besimin e dhënë që të udhëheq me KF Vjosa. Ai para të pranishmëve shpalosi vizionin e tij për zhvillimin e klubit. Vlen te theksohet se Avdi Sadiku së bashku me bashkatdhetarët Besart Abazi dhe Jetmir Mani kanë dhuruar donacion Barin Sintetik për qytetin e Shtimes konkretisht për klubi, një donacion shumë i nevojshëm për kolektivin.

Sadiku ka qenë edhe hendbollist i dalluar në KH Vjosa, anëtar i kombëtares së Kosovës për grupmoshat U20. Sportisti gjithmonë mbetet sportist dhe në çdo aspekt mundohet me e përkrahë sportin, andaj Avdi Sadiku është shembulli më i mirë i një sportisti i cili ka arritur të ofroj afër vetes njerëz të vullnetit të mirë dhe sportdashës për të ndihmuar klubin që të zhvillohet tutje!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat