Shkupi me telashe

Futboll

Shkupi me telashe

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 14:07
Ilijoski

Skuadra e FC Shkupit këtë sezon është përballur me shumë futbollistë të lënduar, lëndime që padyshim kanë ndikuar edhe në rezultatet e këtij kampionati, e që pritshmërit ishin të mëdha.

Tani më disa javë shkaku i lëndimeve jashtë ekipit ka mbetur edhe Blazhe Ilijoski, që sezonin e kaluar e mbylli me 13 gola të shënuar. Pikërisht nga e premtja që lamë pas Ilijoski ka marrë edhe një goditje tjetër, e që ka qenë lëndimi i përsëritshëm i gjurit.

Edhe pse sipas stafit mjekësor thonë se nuk është ndonjë lëndim aq serioz, por që për së paku 20 ditët e ardhshme ai duhet ta pushoj gjurin, që më pas të fillojë me stërvitje të lehtë. E gjithë kjo mund të thotë, që Ilijoski mundë të mos luajë fare këtë gjysmësezon për Shkupin, që do të jetë edhe një mungesë e madhe, pas largimit shkaku i dopingut të Muharem Muharemit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat