Benatia: Ktheu në shtëpi Pogba

Futboll

Benatia: Ktheu në shtëpi Pogba

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 15:48
Medhi Benatia

Medhi Benatia ka bërë një koment befasues për Paul Pogban.

Medhi Benatia i ka kërkuar Paul Pogba që ‘të kthehet në shtëpi’ përpara ndeshjes Juventus – Manchester United.

Mbrojtësi maroken i ka komentuar francezit në një foto që ka postuar në Instagram, përcjell “lajmi.net”.

Pogba kishte postuar një foto në në llogarinë e tij, duke e përshkruar si rikthim emocional në Torino.

Ndërsa, Benatia i ka komentuar atij, duke i thënë “Kthehu në shtëpi, vëllau im”.

Kujtojmë se Juventusi është duke e kërkuar rikthimin e Pogbas, por vera e vitit 2019 do të jetë vendimtare për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat