Josa: Rëndësi ka vazhdimësia

Futboll

Josa: Rëndësi ka vazhdimësia

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 17:51
Josa: Rëndësi ka vazhdimësia

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa thotë se është i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij kundër Feronikelit, por nuk mendon se është fitorja më e rëndësishme e këtij stinori.

Prishtina mundi në udhëtim Feronikelin me rezultat 1:0, duke rrëmbyer kreun e tabelës.

“Nuk mund të them se ishte fitorja më e rëndësishme, sepse të gjitha janë të tilla. Rëndësi ka vazhdimësia që po e tregojnë futbollistët dhe përgjigja e tyre për këtë ndeshje derbi”, ka thënë Josa. Prishtina tani ka 33 pikë, një më shumë së Feronikeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat