Lacroix ka dy fjalë për Xhakën

Futboll

Lacroix ka dy fjalë për Xhakën

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 11:10
Lacroix ka dy fjalë për Xhakën

Leo Lacroix, shoku i skuadrës së Granit Xhakës në kombëtaren e Zvicrës ka folur me superlativa për shqiptarin, duke e vlerësuar atë si një lojtar që bën diferencën në fushë.

Mesfushori i Arsenalit është konsideruar si një nga lojtarët më premtues në Europë  kur erdhi nga Borussia Monchengladbach në Londër te Arsenali në vitin 2016. Sot, 26-vjeçari është një pikë kyçe për skuadrën e Unai Emery.

“Unë kam luajtur me Xhakën te U-18 dhe U-19, pastaj ai shkoi tek kombëtarja A. Ka cilësi të jashtëzakonshme, mund të bëjë diferencën në fushë, me mënyrën se si mban topin, golat e tij, është me të vërtetë një lojtar i madh. Gjithçka që ai ka arritur e meriton, sepse është më të vërtetë shumë punëtor”, u shpreh Lacroix.

Aktualisht, zvicerani është huazuar në Hamburg nga Saint Etienne, për të ndihmuar ekipin gjerman që të rikthehet në Bundesligë, pas një rënie historike që pësoi në sezonin e shkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat