Inzaghi: Berisha ka mundësitë e tij për të luajtur - Bota Sot
Inzaghi: Berisha ka mundësitë e tij për të luajtur

Futboll

Inzaghi: Berisha ka mundësitë e tij për të luajtur

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 11:15
Inzaghi: Berisha ka mundësitë e tij për të luajtur

Simone Inzaghi ka treguar se Milan Badelj, Lucas Leiva dhe Senad Luliq do të mungojnë dhe se është koha për mesfushorin e Kosovës. Për shkak të dëmtimeve, Berisha ka luajtur vetëm 5 ndeshje me Lazion, në total 108 minuta, duke asistuar njëherë për gol.“Milan Badelj, Lucas Leiva dhe Senad Luliq nuk do të jenë për ndeshjen me Marseille, por kanë rast të rikuperohen për ndeshjen me Sassuolon”, u shpreh ai. “Lojtarët e tjerë ende nuk i kanë parë, por duhet të jenë të gjithë të disponueshëm”, shtoi ai.

“Valon Berisha ka mundësitë e tij për të luajtur, por mungon stërvitja e fundit dhe do të shohim për të vendosur sot do të zgjedh 11-shen i qetë. Numri 7 (Berisha) ka gjasa të mira ta nisë takimin nga fillimi, mund të jetë zgjidhje e rëndësishme”, përfundoi Inzaghi, që shpreson me Lazion ta mundin Marseillen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...