Karikaturat, Flamuri i Kosovës dhe Xherdan shqiponja në mediat serbe

Futboll

Karikaturat, Flamuri i Kosovës dhe Xherdan shqiponja në mediat serbe

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 11:39
Karikaturat, Flamuri i Kosovës dhe Xherdan shqiponja në mediat serbe

Kur përmendet Xherdan Shaqiri në Beograd, për një çast dridhen themelet e Serbisë. Emri i yllit të Republikës së Kosovës, Xherdan Shaqiri, është  sikurse një bombë atomike për Serbinë shoveniste! Kapitullimi i Serbisë ndodhi nga Xherdan Shaqiri pikërisht me 22 qershor të këtij viti në Kaliningradin e Rusisë, në kampionatin Botëror – “Rusia 2018”.   

Në minutën e fundit, Shaqiri një top pothuajse nga gjysma e fushës dhe sikur një raketë tomahowk futet në 16 dhe shënoi për fitoren e Zvicrës me rezultat 2:1. Moment që nuk harrohet kurrë kur Shaqiri futi topin mes të këmbëve të portierit Stojkoviq dhe tërë Serbia në tronditje, kapitullim total. Ky kapitullim i tyre erdhi mu nga Shaqiri dhe këtë emër nuk e harrojnë serbët.

Image

Saqë vazhdojnë mediat që njihen me luftë speciale të shkruajnë kundër shqiptarëve dhe Shaqirit, madje paraqesin edhe në karikaturë Xherdan Shaqirin me shqiponjën dykrenare, Flamurin e Kosovës dhe trajnerin Klopp të Liverpoolit.

Një farë portali serb ‘Kurir’ ka paraqitur disa nga karikaturat, ku serbëve iu dhemb shumë se Shaqa ka përkrahjen e jashtëzakonshme edhe nga tifozët anglez dhe mediat britanike. “Mediat angleze nuk e shmangën rastin e Shaqirit, ndonëse Klopp vendosi ta lë në Angli për problemet e mundshme në vijën politike”, shkruan mes të tjera ky portal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat