Medhi Benatia në Premierligë?

Futboll

Medhi Benatia në Premierligë?

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 11:47
Mehi Benatia

Arsenal po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes në tregun e transferimeve gjatë afatit kalimtar të janarit.

‘Gunners’ janë të interesuar të sjellin një emër të ri në fazën e mbrojtjes.

‘Sky Sports’ raporton se Arsenal po konsiderojnë mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Juventusit, Medhi Benatia.

Reprezentuesi nga Maroku nuk po gjen hapësira në formacionin e Allegrit me Bonuccin dhe Chiellinin të paprekshëm në mbrojtje.

31 vjeçari Behnatia gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Romës, Bayern Munich dhe Udineses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat