Gabigol befason të gjithë, transferohet në Premierligë

Futboll

Gabigol befason të gjithë, transferohet në Premierligë

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 12:47
Gabriel Barbosa

West Ham United kanë bërë një ofertë për të transferuar në formulën e huazimit sulmuesin brazilian të Interit, Gabriel Barbosa.

Gabriel Barbosa, i njohur si ‘Gabigol’ në janar mund të transferohet në Premierligë, ku po kërkohet nga skuadra e West Ham United.

Lajmi bëhet i ditur nga media italiane ‘Sport Mediaset’, që raporton se West Ham po kërkon huazimin e Gabigol në janar, pasi sulmuesit t’i përfundojë marrëveshja për huazim në Brazil te skuadra e Santos.

Gabigol është në pronësi të Interit që nga viti 2016, por sulmuesi 22 vjeçar ka dështuar të gjejë vetën në futbollin italian.

Ai në nëntë paraqitje për Interin ka shënuar vetëm një gol

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat