Bie në sy rikthimi i mbrojtësit të Barcelonës

Futboll

Bie në sy rikthimi i mbrojtësit të Barcelonës

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 13:04
Enrique

Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis Enrique, ka publikuar mesditën e sotme listën e lojtarëve, që ka thirrur për ndeshjet e nëntorit.

Bie në sy rikthimi i mbrojtësit të Barcelonës, Jordi Alba, i cili po kalon një formë të shkëlqyer sportive me katalanasit.

Mediat iberike kishin ditë që pyesnin, si ka mundësi që një futbollist i tillë nuk është në kombëtare, duke ngritur edhe pikëpyetje mbi raportin që mund të ketë ish-trajneri i Barcelonës me të.

Mungesat më të rëndësishme janë ato të të të dëmtuarve: Koke, Thiago dhe Diego Costa. Sulmuesi i Atletico Madrid nuk bën pjesë në tri grumbullimet e fundit të Luis Enrique. Ai e humbi ftesën e parë për çështje familjare, ndërsa ka munguar në dy ndeshjet e ardhshme për shkak të problemeve fizike. Me vendim teknik janë lënë jashtë kësaj liste Nacho, Marcos Alonso, Bartra, Albiol dhe Paco Alcácer.

Më poshtë, ja lista e lojtarëve të kombëtares së Spanjës për ndeshjen kundër Kroacisë (Liga e Kombeve), që do të luhet të enjten e 15 nëntorit dhe kundër Bosnjës (miqësore), e planifikuar për më 18 nëntor, në Las Palmas.

Portierë: De Gea, Kepa, López.

Mbrojtës: Jonny Otto, Azpilicueta, Llorente, Ramos, Mario Hermoso, Íñigo Martínez, Gayá, Jordi Alba.

Mesfushorë: Busquets, Fornals, Brais, Sergi Roberto, Saul, Ceballos, Rodri.

Sulmues: Suso, Rodrigo, Iago Aspas, Morata, Isco, Asensio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat