Kamza shkarkon Klodian Duron

Futboll

Kamza shkarkon Klodian Duron

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 13:08
Kamza shkarkon Klodian Duron

Klodian Duro nuk është me trajner i Kamzes. Vetë klubi bëri të ditur shkarkimin e teknikut 40-vjeçar, që nuk ka mundur të rezistojë në stol pas disfatës së fundit të pësuar me përmbysje 1-3 nga Teuta. Në komunikatën zyrtare, Kamza falënderon trajnerin për kontributin e tij të palodhur dhe përkushtimin, por rrugët ndahen këtu, pasi mungesa e rezultateve e detyron Kamzën të bëjë një zgjedhje tjetër në këtë moment, duke i uruar Duros suksese në karrierën e tij në vazhdimësi.

Klodian Duro e mori drejtimin e skuadrës në fillim të shtatorit, duke pasuar në stol Bledar Devollin, që u shkarkua pas 3 ndeshjesh, aventura nisi mirë me fitoren me Kastriotin, por ai ishte i vetmi sukses pasi më pas, në 9 ndeshje që qëndroi në stol, ish-mesfushori i Kombëtares koleksionoi 6 humbje dhe 2 barazime, shumë pak për të garantuar vazhdimësinë me të në stol, pavarësisht se Kamza në përgjithësi nuk ka zhvilluar lojëra të këqija. Gjithsesi, klasifikimi qan, me skuadrën në vendin e parafundit të klasifikimit, që të zbret nga kategoria. Drejtuesit e klubit janë të detyruar të ndryshojnë drejtimin teknik edhe për t’i dhënë një shkundje skuadrës në kërkim të kthesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat