Mata: E dija që do të shënoja - Bota Sot
Mata: E dija që do të shënoja

Futboll

Mata: E dija që do të shënoja

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 13:39
Juan Mata

Ka qenë një goditje dënimi mjeshtërore, ajo me të cilën mesfushori i Manchester United, Juan Mata, i ka dhuruar barazimin e përkohshëm “Djjave të Kuq” kundër Juventus në “Allianz Stadium”.

Spanjolli ka zbuluar një prapaskenë interesante në lidhje me atë moment. Mata ka thënë për faqen zyrtare të klubit se i ka kërkuar leje shokut të skuadrës, Ashley Young, për të qenë ai ekzekutuesi i goditjes së dënimit. Arseyja? E dine se do të shënonte. “Sapo arbitri dha faullin, e dija se duhej ta gjuaja unë”, ka thënë Mata, që ka shtuar: “Isha i sigurt dhe i kam thënë Ashley-t se do të shënoja. Mund të kaloja murin dhe të bëja gol. Stërvitem shumë mbi goditjet standarde dhe besoj se ky ka qenë një nga golat më të bukur që kam shënuar në karrierë”, ka thënë spanjolli.

Në lidhje me grupin e Champions League: “Kemi akoma dy ndeshje. Kundër Young Boys dhe kundër Valencia-s. Kundër spanjollëve do të jetë e veçantë për mua, siç ka qenë për Pogba kundër Juventus. Do të bëjmë gjithçka është e mundur për t’u kualifikuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...